15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Kjo është arsyeja pse lumi Sitnica mori ngjyrë totalisht të gjelbër

Dega kryesore e Ibrit, Lumi Sitnica ka marrë ngjyrë totalisht të gjelbër, një proces ky i pazakontë. Arsyen e këtij procesi për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur ekologia, Egzona Shala Kadiu.

Pamjet totalisht të gjelbra të Lumit Sitnica, i cili ka një madhësi prej 2.861 km² i ka shpërndarë fotografi i mirënjohur, Arian Mavriqi.

- Advertisement -

Mavriqi i hutuar nga fenomeni poashtu shtroi pyetjen se pse lumi ka marrë një ngjyrë të tillë.

Ekologia, Egzona Shala Kadiu, ka bërë të ditur se ky proces quhet eutrofikim.

- Advertisement -

Ndërsa, shtoi se ndodh në çdo lum, por në hapa më të ngadaltë dhe në shkallë vjeçare.

“Lumi i Sitnicës dhe lumenjtë në përgjithësi e kanë në përmbajtjen e tyre komponime të ndryshme. Procesi që na e kemi pa këto ditë me ngjyrë të gjelbër quhet proces i eutrofikimit, ndodh në çdo lum por në hapa më të ngadalshëm dhe në shkallë vjeçare.,

Tutje, ekologia Shala Kadiu shtoi se në Lumin e Sitnicës është paraqitur një eutrofikim i shpejtë.

- Advertisement -

“Ajo që është vërjetë sot në lumin e Sitnicës është një proces që nënkupton eutrofikimin e shpejtë që nënkupton lumi ato komponimet, mineralet i ka në sasi më të mëdha, përmbajtjen organike e ka në sasi më të mëdha, edhe algat nuk kanë mujtë me përballu qatë sasi të fosforit dhe të elementeve të tjera. Në një far forme ato kanë një sulm që mandej është paraqitur mandej në vdekjen e tyre dhe paraqitjen e tyre në siperfaqe të ujit.

Cilat janë dëmet e këtij procesi?

“E ndërprenë zinxhirin e zhvillimit të jetës nënujore, planktonit, dhe i pamundëson peshqit dhe mikroorganizmat mos me pasë dritë, e shumica e bimëve e kanë të domosdoshme dritën” – përfundoi ajo.

Ndryshe, Sitnica formohet nga rrjedha Matica me Sazlinë dhe lumen e Shtimes. Këto rrjedha afër fshatit Robovc bashkohen, duke formuar lumen Sitnicë.

Derisa, i mbledh ujërat e lumit të Gadimës, të Janjevës, të Graçankës, të Prishtinës, të Llapit dhe të Samadrexhës, në anën e djathtë, dhe të Drenicës,e të Lushtës, në anën e majtë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -