19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Kishte të dhënat personale të gjysmë milioni banorëve, punonjësi i kompanisë humb USB-në

Një punonjës i një kompanie në Japoni ka humbur një USB me të dhënat personale të rreth gjysmë milioni njerëzve.

USB-ja përmbante emrat, datat e lindjes dhe adresat e banorëve të qytetit japonez ku punonte personi në fjalë.

- Advertisement -

Në USB gjendeshin gjithashtu informacione që kanë të bëjnë me tatimet, numrat e llogarive bankare dhe informacionin për familjet që marrin sigurime shoqërore.

Por si humbi USB-ja?

Burri e kishte vendosur USB-në në çantë përpara një mbrëmjeje ku do të pinte në qytetin e Amagasaki, shkruan BBC.

- Advertisement -

Ai kaloi disa orë duke pirë në një bar përpara se të humbiste rrugën, raportojë mediat lokale. Kur u kthye, kuptoi që i mungonte çanta.

Media japoneze NHK raporton se burri, që thuhet se është rreth të 40-tave, punon për një kompani e cila ofron përfitime për familjet e përjashtuara nga taksat.
Për të mirë të burrit, zyrtarët e qytetit thanë se të dhënat janë të koduara dhe se deri më tani nuk pasur asnjë shenjë se dikush ka tentuar të aksesojë informacionin.

Bashkia e Amagasaki-t tha se do të kujdeset për sigurinë e informacionit, do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale dhe do të rifitojë besimin e qytetarëve.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -