Kirurgët e QKUK-së i reagojnë presidentes Osmani: Nëncmuar dhe injorimi që na bëre janë të papranueshme

Kirurgët e QKUK-së i reagojnë presidentes Osmani për operimin në spital privat

Kirurgët e Kirurgjisë Abdominale të QKUK-së i kanë reaguar presidentes Vjosa Osmani, për anashkalimin që i kanë bërë këtij institucioni, duke mos kërkuar ndihmë për trajtim aty por duke u operuar në një spital privat.

-Advertisement-

Reagimin e tyre e ka publikuar në Facebook gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija.

Në reagimin e kirurgëve thuhet se operacioni që ka kryer Osmani, në QKUK kryhet që nga 12 nëntor 1999 dhe se injorimi dhe nënçmimi që i ka bërë presidentja QKUK-së është e papranueshme.