8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Kimete Berisha i reagon Edi Ramës për suImin e ushtarëve shqiptarë : Mister i madh që na mban gjallë!

Opinionistja Kimete Berisha, ka komentuar për ngjarjen e rëndë në uzinën ushtarake në Gramsh, ku shtetasit rusë suImuan ushtarët shqiptarë.

Ajo ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka lavdëruar “ushtarët shqiptarë që kanë arritur të lëndohen, pa i lënduar armiqtë rusë, të cilëve nuk u është ‘lënduar’ as foto-aparati”.

- Advertisement -

Sipas Berishës, vet fakti që armiqtë janë kamufluar si ukrainas dhe kanë ardhur nga Rusia për të parë se sa bomba i kanë shqiptarët, është një mister i madh.

“Shqiptarët nuk e kanë provuar ata luftën me armikun e jashtëm, prandaj Edi Rama i udvaratet Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar ajo, në një postim në Facebook.

Reagimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Pa shkuar amerikanët – erdhën rusët!

– Në ditën kur agjentët rusë hynë në një depo ushtarake të Shqipërisë, dhe i sulmuan ushtarët, që po i ruanin 2 alltia,

Presidentja Osmani e ka pritur në zyre zambakinxhen, me të cilën kanë rrahur tema të ndryshme jetësore.

- Advertisement -

Zambakinxhja e informoi Presidenten se sa zor është me rritë fëmijë në Londër, n’ditë sotit.

Sidomos vasha, që janë ‘darka e dreqit’, për besë.

– A po më duket a je plotësu pak – Presidente!

– Jo, po fustani i vunicës po m’qet ma trash’!

– Në fund të takimit, zambakinxhja e njoftoi Presidenten se e ka një grua t’mixhës t’axhës t’babës, që e ka ëndërr m’u taku’ me Presidenten.

– Po moj, pse Jo! Kur të dojë, veç lajmërohu gjysmë ore përpara.

– Edi Rama i ka lavdëruar ushtarët shqiptarë që kanë arritur të lëndohen, pa i lënduar armiqtë rusë, të cilëve nuk u është ‘lënduar’ as foto-aparati.

– Ju lumtë që nuk i keni përdorë armët kur ju kanë sulmuar – tha Edi Rama.

Heronjtë shqiptarë pranojnë të flijohen dhe të përrzhiten por armikun dhe sulmuesin nuk e vrasin.

Filozofi e lashtë shqiptare është kjo.

– Me fol kah del shpirti, m’ka ardh inat e kanë pa rusët ‘çfarë kemi’.

Është shumë me rëndësi të fshehim para armikut ‘çfarë kemi’.

Vet fakti që armiqtë janë kamufluar si ukrainas dhe kanë ardhur nga Rusia për të parë se sa bomba i kemi (5 apo 6), do me thënë është një mister i madh që na mban gjallë.

Misteri i ruan shqiptarët, e vërteta na merr n’qafë.

Bomba te shqiptarët u thonë femrave seksi.

Edhe ato bomba kur e shohin zorin – shpërthejnë, por…çka di ti kur shpërthejnë, bash kur kryhet lufta, çfarë fati e kemi ne.

– Shqiptarët e Shqipërisë janë mësuar të vriten mes vete.

Nuk e kanë provuar ata luftën me armikun e jashtëm, prandaj Edi Rama i udvaratet Aleksandër Vuçiqit.

Nuk e dinë ata qysh të vret armiku e t’i humb edhe eshtrat.

Le ta provojnë.

A më dhimbsen? Momentalisht Jo, pasdite s’di çka do të ndjej’.

P.S. Autorja është atdhetare e njohur për familjen e saj dhe më gjerë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -