Sipas mediave serbe komiteti i Ushtrisë Serbe të premten ka pranuar përgjigjen e KFOR në vendkalimin kufitar në Merdarë.
Ministria serbe e mbrojtjes ka njoftuar se përfaqësuesit të Komisionit për Zbatim të Marrëveshjes Teknike-Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm së Serbisë kanë pranuar sonte në natën e krishtlindjes përgjigjen për kthimin e 1 mijë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe Policisë së Serbisë në territorin e Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë siç raportohet këtë dokument ia ka dorëzuar kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, për ta njoftuar me përmbajtjen e përgjigjes është cekur në komunikatën e ministrisë serbe.
Në komunikatë nuk ceket përmbajtja e përgjigjes së misionit të NATO’së në Kosovë, KFOR, por kjo kërkesë gjerësisht ishte kundërshtuar nga politikanë dhe diplomatë të shteteve anëtare të aleancës, si ata amerikanë dhe gjermanë.