16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

KFOR-i në Veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse shfaqet nevoja

Në media u raportua se aktivitetet e shtuara të KFOR-it në veri ndërlidhen me dështimin e arritjes së një marrëveshje në rundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Nga KFOR kanë thënë se kanë rritur praninë në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak “për të rritur ndërgjegjësimin për situatën”.

- Advertisement -

Këto masa, sqarohet, janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it të reagojë shpejt ndaj çdo sfide të sigurisë nëse është e nevojshme.

KFOR ka përsëritur se janë të gatshëm të ndërhyjnë në rast të përkeqësimit të situatës.

“Ne dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se Kfor është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Tanjugun serb.

- Advertisement -

Aty po ashtu potencohet mandati i Misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Pikërisht në kuadër të tensioneve të fundit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg një ditë para dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Stoltenberg ka kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut derisa ka përsëritur se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

- Advertisement -

Takimi në Bruksel erdhi pas tensioneve të mëdha rreth dy vendimeve të reja të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letra të udhëtimit si dhe ndalimin e targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat e serbëve në Kosovë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -