22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Këto zona do preken nga stuhitë dhe reshjet e fuqishme sot pasdite

Dita e sotme ka filuar me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten zhvillime konvektive të vranësirave, duke gjeneruar edhe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.

Njëkohësisht, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi deri në 75 km/h, ku priten edhe dëme materiale!

Temperaturat maksimale në shkallë vendi do të luhaten prej 31 deri në 34°C.

Rreth orës 14:00 pritet të arrijnë informatat e reja dhe do të mundohemi ta përditësojmë hartën, varësisht nga ndryshimet në parametrat meteorologike.

Të fundit
Lajme të lidhura