23.4 C
Pristina
E hënë, 5 Qershor, 2023

Këto janë dy shtetet e Kaukazit që votuan kundër Kosovës në Këshillin e Europës

- Advertisement -

Të rekomanduara

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Nga 46 shtetet anëtare, 33 votuan pro, 7 kundër, 5 abstenuan ndërsa një nuk mori pjesë fare në votim.

Ajo që bie në sy nga shtetet që votuan kundër Kosovës, përveç kundërshtimit të Hungarisë që është shtet që veçse e njeh Kosovën, është fakti që tri shtete të rajonit të Kaukazit nuk votuan pro.

- Advertisement -

Dy prej tyre, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani votuan kundër, ndërsa Armenia nuk mori pjesë fare në votim.

Njëherit, këto tri shtete ish-pjesë të Bashkimit Sovjetik ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Afrimi i vetëm i Kosovës me këtë rajon ka qenë takimi mes delegacioneve kosovare dhe armene në margjina të Konferencës së Munihut, ku ekipit kosovar i priu ministrja e jashtme Donika Gërvalla.

Në anën tjetër, presidenti shqiptar Bajram Begaj i kërkoi njohjen e Kosovës presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në vizitën e parë të një presidenti azer në Shqipëri para pesë muajve.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Peci i reagon Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ministri...

Më shumë