15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kështu kundëpërgjigjet Amerika pasi Korea Veriore lëshoi raketë baIistike ndërkontinentale

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur stërvitje ajrore me Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke përfshirë bombardues strategjikë, një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale Hwasong-15 (ICBM).

- Advertisement -

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut thanë se stërvitjet të dielën demonstruan aftësitë dhe gatishmërinë “dërrmuese” të mbrojtjes së aleatëve.

“Stërvitjet forcuan aftësinë e kombinuar të operacionit dhe konfirmuan angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Gadishullit Korean dhe zbatimin e parandalimit të zgjeruar”, tha ushtria e Koresë së Jugut në një deklaratë.

- Advertisement -

Japonia fluturoi avionë luftarakë F-15 mbi Detin e Japonisë me bombardues amerikanë B-1 dhe avionë luftarakë F-16, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, duke e quajtur mjedisin e sigurisë “gjithnjë e më të rëndë”, pasi raketa e fundit e Koresë së Veriut u ul brenda Zonës së saj Ekskluzive Ekonomike.

Raketa balistike me rreze të gjatë u ul në det në brigjet perëndimore të Japonisë pasi Koreja e Veriut paralajmëroi për një përgjigje të fortë ndaj stërvitjeve të planifikuara ushtarake nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja, raporton AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.

Koreja e Veriut testoi një Hwasong-15 nga aeroporti i Penianit të shtunën në atë që e quajti një “stërvitje të befasishme lëshimi ICBM”.

- Advertisement -

KCNA tha se raketa fluturoi 989 km dhe udhëtoi për pak më shumë se një orë “para se të godiste me saktësi zonën e paracaktuar në ujërat e hapura të Detit Lindor të Koresë” – duke përdorur emrin koreano-verior për Detin e Japonisë.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, të cilat – në varësi të dizajnit të tyre – mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -