16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Këshilli i Prindërve tregon 5 hapat që do të ndërmarrë për të kundërshtuar grevën në arsim

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa veprimeve për të kundërshtuar grevën në sistemin arsimor në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ky Këshill tha se i kanë kapacitetet shumë të kufizuara të veprimit por që “energjitë maksimale vullnetare i kanë vendosur në drejtim të deklarimit publik për të mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

- Advertisement -

“Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se në bazë të situatës aktuale ku fëmijët vazhdojnë ta kenë ta pamundur të vijojnë mësimin, kanë kërkuar nga secili Këshill i Prindërve nëpër shkollat e vendit të marrin disa hapa:

1. Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).

- Advertisement -

2. Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.

3. Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.

4. Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.

- Advertisement -

5. Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -