-3.7 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 03:07

Kërkohet që njerëzit me alergji serioze të mos e marrin vaksinën e Pfizer-it, shënohen dy raste në Britani

Rregullatori mjekësor i Britanisë i ka këshilluar njerëzit që kanë histori të reagimeve serioze alergjike që të mos e marrin vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” pasi u raportua se dy persona patën efekte anësore në ditën e parë të vaksinimit.

- Advertisement -

Britania të martën e filloi vaksinimin masiv të popullsisë në një nga proceset më sfiduese logjistike në botë. Të parët që po vaksinohen janë personat e moshuar dhe punëtorët që janë në vijën e frontit në luftën kundër pandemisë.

Drejtori mjekësor i Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, Stephen Powis, tha se këshilla është ndryshuar pasi dy punëtorë shëndetësorë raportuan reagime anafilaktoide që ishin të lidhura me marrjen e vaksinës.

Agjencia Rregulluese për Prodhime Mjekësore tha se këshilla për profesionistët shëndetësorë është paralajmëruese, Një zyrtare tha se efektet anësore që iu paraqitën dy personave nuk janë vërejtur gjatë fazës së testimit të vaksinës në njerëz.

“Mbrëmjen e kaluar, i shqyrtuam raste të reagimeve alergjike. E dimë nga testimet shumë të gjera se kjo nuk ka qenë dukuri”, tha June Raine nga ky institucion.

Kompanitë që e kanë zhvilluar vaksinën e miratuar për përdorim të gjerë në Britani nuk kanë qenë të qasshme për koment, shkruan Reuters.

Të fundit

Të tjera nga rubrika