Kërcënohet me jetë ish infermierja e ‘Orenda’-s

Ish-infermierja e “Orendës”, Valmira Gergoci, e cila ka dëshmuar se ka pasur marrëdhënie të mira me të moshuarën në periudhën sa punonte në Shtëpinë e të Moshuarve, është kërcënuar me jetë nga një person në rrjetet sociale.

“Ka me ardh me familje e me krejt kam me ti faru”, i është drejtuar ish-infermieres, personi me emrin Adrian përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

Gergoci e ka publikuar mesazhin e plotë në llogarinë e saj personale në Instagram, raporton Paparaci.

Ajo pretendon se kërcënimi i saj, po ashtu edhe mesazhe të tjera që i kanë mbërritur në profilet e saj të rrjeteve sociale, ndërlidhen me të kaluarën e saj në qendrën “Orenda”.

Po ashtu, sot është njoftuar se kërcënime me jetë ka marrë edhe aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila publikoi të mërkurën videon ku shihej duke u ushtruar dhunë ndaj të moshuarës.