12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kërcënimet boshe të Rusisë ndaj Finlandës për pushtim, ja pse Putin nuk do të guxojë as ta prekë vendin nordik

- Advertisement -

Finlanda është anëtarësuar në NATO, pas dekadash neutraliteti, pikërisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Larg nga të qenit zgjerim i NATO-s që shkakton agresionin rus, është pikërisht e kundërta. Tani, Finlanda, e cila ndan një kufi 800 milje me Rusinë, e di se nuk do të pushtohet kurrë. Pse?

“Sepse Rusia nuk ka pushtuar kurrë një vend të NATO-s”, shkruan Express UK.

- Advertisement -

Dhe kjo, sigurisht, është arsyeja pse Finlanda dhe Suedia ishin aq të etur për t’u bashkuar me aleancën më të fortë në botë. Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe të tjerët janë anëtarësuar në NATO nga vullneti i tyre i lirë demokratik si dhe nga frika ndaj Rusisë.

Vendimi u ndikua edhe më shumë nga pushtimi i Ukrainës, më shumë se një vit më parë, më 24 shkurt 2022.

- Advertisement -

Kushdo që ka qenë ndonjëherë afër kufirit ruso-finlandez, e di mirë se sa e rrezikuar është Finlanda. Nuk ka gardh apo mur. Kufiri shënohet thjesht nga një sërë shenjash qindra metra larg njëra-tjetrë,midis pemëve. Nëse ushtria ruse do të donte, ajo mund të kalonte drejtpërsëdrejti.

Por ata nuk do të shkonin shumë larg. “E kanë provuar një herë më parë, në vitin 1938. Dhe çfarë ndodhi më pas? Trupat finlandeze goditën ushtrinë sovjetike”, shkruan Express UK.

Sipas medias britanike, tani që Finlanda është pjesë e NATO-s, Putini nuk do të guxonte. Sepse ai frenohet nga forca dhe numrat. Me pak fjalë, ai është i frenuar nga NATO.

- Advertisement -

“Pra, le të mos kemi më këtë pretendim pa kuptim se Putini, krimineli i luftës, është disi viktimë. Ai nuk është më viktimë sesa Adolf Hitleri apo Kryetari Mao. Ashtu si ata të dy, Putini është një kërcënim për paqen dhe sigurinë. Një ditë, le të besojmë, ai do të përballet me pasojat”, përfundon media.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -