17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Kërcënime me bomba në disa shkolla në veri dhe në rajonin e Gjilanit

Procesi mësimor nëpër disa shkolla në komunat veriore të vendit është ndërprerë sot në mëngjes për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur b0mba, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu.

“Në shkollat ‘Branko Radicevic’ në veri të Mitrovicës dhe ‘Vuk Karaxhiq’ në Zvecan, është ndërprerë mësimi dhe nxënësit kanë dalë jashtë këtyre objekteve për shkak të sigurisë. Kanë ardhur mesazhe se ka bomba të vendosura nëpër këto shkolla. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes”, kanë thënë këto burime.

Po ashtu në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, disa shkolla në rajonin e Gjilanit kanë pranuar alarm për bomba.

Ky alarm është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, përmes emailit.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

- Advertisement -

Kërcënime me b0mba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Po ashtu, në disa raste, ka pasur paralajmërime për bombë edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Por gjithnjë kanë rezultuar alarme false.

Të fundit
Lajme të lidhura