14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kenia ia kumton një lajm të mirë për Kosovën Behgjet Pacollit

- Advertisement -

Kenia ka marrë vendim që të njohë pasaportat e Kosovës dhe se ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Këtë lajm e bëri publik kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, meqë atij iu kumtua edhe vendimi i ri i Kenias karshi Kosovës.

- Advertisement -

Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar presidenti i Kenias.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -