Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastratit, i ka dalë një video kur punonte si moderator në një televizion.
Ai duke e intervistuar Albin Kurtin, i thotë se me “ty është privilegj të diskutohet”. Madje, Kastrati deklaronte se Kurti ka lexuar jashtëzakonisht shumë në shkenca sociale.
Videon e ka publikuar asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri.
“Me ju është privilegj të diskutohet pavarësisht faktit që vini nga Fakulteti Teknik, dhe me inxhiniera është problematike me teoritizu problemin. Kjo nuk është për faktin që ju jeni në politika ditore, por se ju keni lexuar jashtëzakonisht shumë në shkenca sociale, këtë e di nga përvoja me ju se kemi qenë bashkë në lëvizjen studentore 97-98”, thotë Kastrati.
Videoja:
Ardian Kastrati, deputeti i zëshëm i PDK-së, dikur gazetar në intervistën me KM Kurti:
– "me juve është privilegj të diskutohet";
– "ju keni lexu jashtëzakonisht shumë në shkenca sociale këtë e di nga përvoja personale me juve…".— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) September 13, 2023