10.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

KEDS & KESCO për një mjedis më të pastër blejnë dhe fusin në përdorim veturat elektrike

- Advertisement -

KEDS dhe KESCO me mision të qartë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e ambientit, kanë filluar blerjen dhe përdorimin e veturave elektrike. Këto vetura, prej 15 sosh, janë vetëm fillimi i implementimit të projektit që ka fokus ruajtjen e ambientit dhe inkurajimin e stafit drejt këtij qëllimi.

- Advertisement -

Veturat e tilla konsumojnë energji elektrike të arsyeshme dhe do të jenë në dispozicion për cilindo nga punonjësit e kompanisë gjatë orarit të punës, në mënyrë që edhe ata të inkurajohen për përdorimin e makinave sa më miqësore ndaj ambientit.

Makineritë me motor me djegie të brendshme lirojnë dioksidin e karbonit, dhe si të tilla janë një nga ndotësit më të mëdhenjë të mjedisit, prandaj si kundërpërgjigje, duke qenë kompani miqësore ndaj ambentit në të ardhmen synojmë që të rrisim në vazhdimësi numrin e veturave elektrike.

- Advertisement -

Avantazhet e të pasurit vetura elektrike janë të shumta. Përpos ruajtjes së mjedisit, ato ulin kostot, zvogëlojnë zhurmën e shkaktuar në zona urbane e lokale, ndihmojnë në luftën ndaj ngrohjes globale, kanë mirëmbajtje më të lehtë, ndikojnë për një komunitet më të shëndetshëm, e shumë avantazhe të tjera.

Teksa shohim avancimin e teknologjisë çdo ditë e më shumë, po shihen qartazi edhe të gjitha shenjat të cilat do të shërbejnë si pikë kthese për veturat elektrike në vitet e ardhshme, të cilat presin adaptim të gjerë në plot vende të botës.

Sipas statistikave, vetëm në vitin 2021 numri i përgjithshëm i veturave elektrike në botë ka shkuar deri në 16.5 milionë njësi, ndërkaq shitjet e këtyre veturave kanë shtuar tempon dhe vetëm në tremujorin e parë të 2022 ishin shitur 2 milionë të tilla, ndërsa gjatë tërë vitit të fundit mbi 10 milionë vetura, ndërsa për vitin 2023 pritet të shiten në mbarë botën mbi 14 milionë sosh.

- Advertisement -

Pra, KEDS&KESCO me këto blerje janë në trend me kohën dhe jetësojnë zotimin për mbrojtjen e ambientit, duke qenë të angazhuara edhe më herët në projekte ambientale sa I përket energjisë elektrike, duke sjellë qendrën informative për konsumatorët vetprodhues në vitin 2017, për të ndihmuar dhe udhëzuar të gjithë konsumatorët e interesuar në Kosovë për t’u bërë vetprodhues të energjisë elektrike përmes teknologjive të gjelbra, përfshirë panelet solare dhe turbinat e vogla të erës, duke ndërtuar rrjet të ri apo duke adoptuar rrjetin elektrik ekzistent për prodhuesit e energjisë së pastër dhe duke e blerë energjinë e gjelbër që prodhohet në vend.

Ne si kompani do të angazhohemi maksimalisht ta ruajmë florën, ambientin, dhe komunitetin, duke e minimizuar ndotjen e ajrit në Kosovë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -