25.7 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

KEDS-i zë 700 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

- Advertisement -

Lufta e KEDS ndaj fenomenit të shëmtuar të keqpërdorimit të energjisë elektrike në Kosovë nuk ka të ndalur. Në vazhdën e arritjes së objektivit për minimizimin e humbjeve në rrjet, kompania ka realizuar përgjatë këtij muaji afër 9,000 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 700 konsumatorë janë kapur në flagrancë duke e vjedhur rrymën.
Bazuar në dëshmitë në terren, sipas procedurave dhe rregullave, këtyre konsumatorëve paraprakisht u është shtuar në faturën e radhës borxhi që këta i detyrohen KEDS-it, si rikthim i humbjeve, çka nënkupton se konsumatorët shtëpiakë duhet të paguajnë faturat për gjashtë muajt e fundit, të cilat i shtohen automatikisht në faturën e radhës, ndërkaq konsumatorët komercialë paguajnë faturat për dymbëdhjetë muajt e fundit.

- Advertisement -

Por, nuk mbaron me kaq! Procesverbalet e keqpërdoruesve të energjisë elektrike dorëzohen në zyrën ligjore të KEDS-it, prej ku parapërgatiten për procedim të mëtutjeshëm në gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht, vjedhja e energjisë elektrike, përveçse nënkupton rikthim të borxhit ndaj KEDS-it, paraqet edhe precedent penal, meqë sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e dënueshme me gjobë dhe me burg deri në tri vjet.

- Advertisement -

KEDS-i ka intensifikuar kontrollet tek të gjithë konsumatorët për të cilët besohet se po e keqpërdorin energjinë elektrike, dhe është e do të jetë i pa kompromis ndaj tyre. Prej kur ka filluar së operuari në vitin 2013, KEDS-i i ka zvogëluar mbi 50 për qind të humbjeve, të cilat aktualisht janë rreth 15 për qind, një rënie nga më tepër se 31 për qind sa ishte para 10 vjetësh kur KEDS mori përsipër distribucionin e energjisë elektrike.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -