13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

KEDS e zë duke vjedhë rrymë, ia dërgoi faturën mbi 52 mijë euro

- Advertisement -

Vetëm përgjatë vitit 2023, fiks 6,715 konsumatorë-keqpërdorues të energjisë elektrike, janë detyruar t’i rikthejnë humbjet, që konsiderohet hapi i parë në kuadër të një sërë pasojash që i presin ata.

- Advertisement -

Vlera më e madhe që një konsumator komercial është detyruar t’ia kthejë KEDS-it në kuadër të rikthimit të humbjeve vitin e kaluar është 52, 489.64 euro.

PAMJE nga nje aksion i KEDS-ut kunder vjedhjeve:

- Advertisement -

Vetëm përgjatë vitit 2023, nga afro 100 mijë kontrolle, KEDS zuri fiks 6,715 konsumatorë-keqpërdorues duke e vjedhë energjinë elektrike. Për këtë periudhë ata janë obliguar t’i rikthejnë humbjet, që konsiderohet hapi i parë në kuadër të një sërë pasojash që i presin ata.
Vlera më e madhe që një konsumator komercial është detyruar t’ia kthejë KEDS-it në kuadër të rikthimit të humbjeve vitin e kaluar është 52,489.64 euro.

Fenomeni i keqpërdorimit të energjisë elektrike që në praktikë klasifikohet si humbje komerciale, është i barabartë me diferencë ndërmjet energjisë së konsumuar dhe energjisë së faturuar. Humbjet komerciale po shkaktohen nga lidhjet direkt në rrjet, manipulimet në njehsorët elektrikë dhe metoda të tjera klandestine të devijimit nga pika matëse nga konsumatorë të pandërgjegjshëm.

Si rezultat, humbjet komerciale nga vjedhja e rrymës janë obligim ligjor që t’i rikthehen kompanisë nga vetë keqpërdoruesit e energjisë elektrike. E njohur si “Rikthim i Humbjeve”, kjo metodë përkon me rregullën në fuqi të autoritetit mbikëqyrës, ZRRE, kalkulimi i të cilit bëhet deri në gjashtë muaj për konsumatorët shtëpiakë dhe deri në një vit për ata komercialë.

- Advertisement -

PAMJE nga nje aksion i KEDS-ut kunder vjedhjeve:
KEDS po vazhdon të realizojë rreth katërqind kontrolle ditore në mbarë Kosovën për identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike, duke e rritur numrin e ekipeve të kontrollit dhe intensifikimin e tyre. Si kompani që po ecën në hap me trendet më të reja teknologjike-energjetike, KEDS ka të instaluara pajisje moderne nëpër stabilimente elektroenergjetike për monitorimin e rrjedhës së energjisë deri te secili konsumator.

KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e keqpërdorin energjinë elektrike, sepse herët ose vonë do duhet të paguajnë për dëmet dhe e vetmja formë e mosndëshkimit është përdorimi i ligjshëm i saj.
Në çdo formë përdorimi legal, rryma t’kushton më lirë!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -