8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

KEDS del me udhëzime se si të kursehet rryma në sektorin e hotelerisë

KEDS ka ndarë 9 hapa se si të ruhet energjia elektrike në sektorin e hotelerisë.

Sipas KEDS-it, hapi i parë është të shmanget ndriçimi elektrik e të përdoret ai natyreal, ndërsa hapi i dytë është të shmanget ndriçimi dekorativ.

- Advertisement -

Hapat tjerë janë:

Përdorimi i gazit për gatim ulë dukshëm konsumin e energjisë elektrike. Nëse nuk përdorni gazin per gatim, atëhere mundohuni që furrën ta hapni sa më pak gjatë pjekjes.
Ulni temperaturën e termostatit të bojlerit për disa gradë. Kjo do të zvogëlojë dukshëm konsumin dhe nuk do të vërehen ndryshime të mëdha gjatë përdorimit.
Sipas mundësisë instaloni drita LED në të gjithë hotelin, sepse ato përdorin shumë më pak energji sesa llambat tradicionale inkandeshente dhe zgjasin më gjatë.
Nëse keni mundësi instaloni sensor te lëvizjes për të ndezur dhe fikur dritat në hapësirat që nuk janë në përdorim të vazhdueshëm (p.sh korridore, tualete).
Fikni dritat ne salla të cilat nuk frekuentohen shumë nga njerëzit.
Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë, kur nuk është i nevojshëm.
KEDS thotë se si masë afatgjate mund të jetë instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -