fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

“Ke kujdes sa je i afërt me Rusinë” – Arrin vërejtja e parë nga kompanitë gjermane për Vuçiqin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Afërsia e Vuçiqit me Berlinin u zhduk në momentin e ndryshimit të pushtetit në vendin më të fuqishëm evropiane, lufta në Ukrainë dhe nevoja e BE për përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës kanë luhatur raportet mes dy vendeve, kështu si mëson “Nova.rs” posaçërisht Vuçiqit i pengon analiza që kompanitë gjermane që veprojnë në Serbi i bëjnë raportit të saj me luftën, tashmë vërejtja e parë erdhi nga njëra prej tyre “Ke kujdes sa je i afërt me Rusinë”, transmeton “Bota Sot”.

Më herët Vuçiq thuajse asnjëherë nuk ka fol në kontest negativ për Gjermaninë, duke e rënditur ndër vende që ka mirëkuptim për pozicionin e Serbisë veçanërisht në lidhje me Kosovën, por gjërat dryshuan pas agresionit rus në Ukrainë, kur Gjermania kërkoi harmonizimin e Beogradit me masat ndaj Rusisë, që Vuçiq e quajti presion ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Kështu përveç interesimit të politikës gjermane edhe afaristët numri i të cilëve është i madh në Serbi si investues të huaj, janë duke u interesuar rreth situatës së krijuar, sipas “Nova.rs” njëra ndër to (që nuk u bë publike) tashmë i ka dërguar vërejtjen Vuçiqit të ketë kujdes, sepse klima afariste mund të dekurajoj vazhdimin e investimeve dhe afarizmin këtu.

closevolume_off
“Rreziku i afrimit me Rusinë ekziston derisa Beogradi nuk përcaktohet qartë për rrugën evropiane” kjo i është thënë Vuçiqit, thonë nga kjo kompani, prandaj duhet pasur kujdes si Serbia rreshtohet në trupat ndërkombëtare, kur vjen në rend dite agresioni dhe mbrojtja e integritetit të Ukrainës.

Vërejtja nga kompania gjermane është konfirmuar edhe nga burime brenda SNS, ku shefit të shtetit ju sugjerua se Gjermania të ketë kujdes sepse si investuesi më i madh në ekonominë serbe , e cila në masën më të madhe varet nga gjermanët mund të ketë pasoja.

“Kur dihet se çka janë kompanitë gjermane dhe çfarë bënë në Rusi pas agresionit (kur braktisën Rusinë) atëherë dihet pesha e vërejtjes drejtuar kreut të shtetit” thotë biseduesi nga SNS.

- Advertisement -

Rruga nga partneri kryesor deri tek vendi që nuk i beson asgjë rreth çështjes së Kosovës, si është shpreh presidenti i Serbisë Vuçiq, dallimi është ndërrimi i pushtetit , shkuarja e Merkel dhe ardhja e Sholc. Berlini në kohë të shkurtë pas ardhjes së Sholc vendosi dy detyra për Serbisë – njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë dhe sanksionet Rusisë, përderisa Merkel për 10 vite ia ruajti shpinën Vuçiqit.

Pikërisht me ndërrimin e pushtetit në Gjermani ndërroi edhe raporti mes dy vendeve, duke vënë në plan të parë zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe sanksionet, këtë e pat deklaruar Sholc gjatë qëndrimit në Beograd kur hapur kërkoi “njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë dhe sanksionet ndaj Rusisë”.

“Është e pakuptimtë që vendet që nuk pranohen ndërmjet vetes të pranohen në BE” pat sqaruar kancelari Sholc në takim me gazetarët në prani të Vuçiq.

- Advertisement -

As pas kësaj, ngjarjet nuk ndryshuan, Serbia akoma nuk vendosi sanksione e bisedimet me Kosovën janë vështirësuar. Gjermania e Franca propozuan marrëveshjen përfundimtar, që tash për tash është i papranueshëm për Beogradin.

Në të njëjtën kohë Vuçiq e Kurti ishin në Bruksel në bisedime ku presidenti serb deklaroi se “nuk ju besoi gjermanëve asgjë“, deklaratë kjo nuk mund të mendohej një vit më përpara, ndërkohë që lavdëroi amerikanët se nuk duan konflikt.

“Gjermanëve nuk ju besoj bash asgjë kur bëhet fjalë për Kosovën” pat thënë Vuçiq, kjo po ndodhë një vit pas përcjelljes së Merkel në turneun përshëndetës para dorëzimit të detyrës.

- Advertisement -

Të fundit

Ish-kryeministri britanik: Putin më kërcënoi me suIme

“Për një suIm raketor na mjafton një minutë”. Kjo fjali, sipas ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, i është thënë gjatë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -