5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Karta e fundit e Serbisë”, eksperti “zbulon” çka mund të ndodh në veri

- Advertisement -

Veriu i Kosovës nuk po gjen “qetësi”. Të premten e javës që ka kaluar janë djegur tri vetura me targa RKS, një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

- Advertisement -

Edhe të nesërmen, pra të shtunën ishin djegur edhe tri tjera, kësaj radhe në Leposaviq. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit. Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviq.

“Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.

- Advertisement -

Ndaj situatës së krijuar në veri, ka reaguar Bashkimi Evropian. Ata më të rëndësishme e kanë konsideruar mbarëvajtjen e dialogut dhe ngjarjet të mos ndikojnë në dialog.

Djegia e veturave në veri nuk ka pasur ndikim në dialog, të martën janë takuar dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Peter Petkoviq me ç’rast janë pajtuar rreth deklaratës së çështjes së personave të zhdukur me dhunë.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter.

- Advertisement -

Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur është arrit në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve.

“Serbia dhe Kosova janë zotuar me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin. Bashkimi Evropian pret që të dyja të respektojnë të gjitha obligimet dhe të fillojnë zbatimi sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim të mundshëm…Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë…”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Veriu i Kosovës tashmë është duke u përgatitur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 27 prill, zgjedhje këto që sipas ekspertit të sigurisë janë shkas për situatën në veri.

Drizan Shala, ekspert i sigurisë në një prononcim për gazetën ‘Bota sot”, ka thënë se kryekrimineli Radojiqiq ka marrë instruksione nga Beogradi për pengimin e procesit të zgjedhjeve.

Sipas tij, policia e Kosovës dhe KQZ kanë marrë masat adekuate, por grupet e interesit të Serbisë janë duke shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët.

“Sipas situatës aktuale në pjesën veriore në kontekstin e sigurisë, mund të konkludohet se Serbia, respektivisht kryekrimineli i saj Radojiqiq kanë marrë instruksione konkrete nga Beogradi sesi duhet të pengohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Policia e Kosovës dhe KQZ i kanë paraparë dhe marrë masat adekuate që procesi zgjedhor të bëhet bazuar në frymën më të lartë demokratike, por që grupet e interesit të Serbisë janë duke shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët e komunitetit serb dhe kjo si rezultat do të shtyjë nivelin e BE-së Kosova të prolongojë mbajtjen e zgjedhjeve me arsyetimin që të bëhen në një ambient më të përshtatshëm politik”, ka pohuar Shala.

Zgjedhjet në veri të Kosovës vijnë pasi kryetarët e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Përkundër që zgjedhjet vijnë si shkas i Listës Serbe, kjo e fundit ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ato, për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”, duke iu referuar formimit të asociacionit.

Në anën tjetër, Shala thotë se kjo është karta e fundit e Serbisë.

“Serbia kartën e fundit në pengimin dhe shtrirjen e autoritetit në veri e ka këtë fazë të zgjedhjeve lokale dhe si rezultat BE do të kërkojë të gjendet një alternativë optimale”, ka përfunduar Shala.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -