8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Kaplohet nga zjarri shtalla në Leposaviq: Policia vjen me detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 ka pranuar informacion për djegien e një shtalle në Donje Kërnjen në Leposaviq. Sipas Policisë shtalla është pronë e një zyrtari policor serb.

“Njësiti policor ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

I vihet zjarri një objekti (shtalle) pronë e një zyrtari policor

Prishtinë, 6 nëntor 2022

- Advertisement -

Policia e Kosovës, me datën 06.11.2022, rreth orës 04:00 (pas mesnate) ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një objekti (shtallë), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Donje Kërnjen nga komuna e Leposaviqit.

Njësiti policor ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private.

Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave KRlMlNALE.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -