13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Kamioni nga “qendra humanitare” serbo-ruse në Nish shpërndau ndihma ilegalisht në Kosovë

- Advertisement -

Të hënën në qytezën e Dragashit, Policia e ka ndaluar një kamion i cili po bartte mallra nga Serbia në mënyrë ilegale. Këto ndihma kishin hyrë në Kosovë përmes një kamioni që i përkiste “qendrës humanitare” që gjendet me seli në Nish.

- Advertisement -

Kamioni ndalesën e parë e pati në Mitrovicën e Veriut. Nuk dihet nëse hyrjen në territorin e Kosovës e kishte bërë nëpërmjet ndonjë pike kufitare apo rrugëve ilegale, por, një kamion me targa nga Serbia, të hënën është futur pa asnjë pengesë në vendin tonë.

Siç merr vesh televizioni T7 , ai po bartte produkte ushqimore dhe higjienike të cilat do t’u shpërndaheshin familjeve në nevojë.

- Advertisement -

Prapa kësaj ndihme, T7 mëson se qëndron Qendra Humanitare me seli në Nish. Kurse, shpërndarjen e mallit do ta bënte Kryqi i Kuq i Serbisë me seli në trevën e Gores.

Pas Mitrovicës, kamioni me mallra ka vazhduar për të njëjtin qëllim në Graçanicë. T7 mëson se aty është bërë ndërrimi i automjetit, i cili më pas ka vazhduar në Komunën e Dragashit.

Pikërisht në këtë komunë këtij mjeti rruga i mbeti në gjysmë.

- Advertisement -

Policia e ndaloi atë dhe vërejti se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin mangësi në dokumentacionet e mallrave.

Shaqir Uka, komandant i Policisë në Dragash thotë se për këtë rast janë intervistuar dy ngasësit e automjetit të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, nga inspektorati i Tregut në Dragash thonë se malli është konfiskuar për shkak se dy ngasësit nuk kanë arritur të dëshmojnë dokumente mbi prejardhjen e tregut dhe transportin.

Enis Sylejmani, inspektor i tregut në Dragash Sylejmani shprehet se gjatë inspektimit kanë hasur edhe në një produkt të dyshimtë.

Por, mendim krejtësisht tjetër kanë nga Agjencia Tatimore e Kosovës.

“Për rastin në fjalë ju njoftoj se pas kontrollës, malli në atë kamion është konstatuar mall me dokumentacion dhe destinacion që do të thotë se pjesa tatimore ka qenë në rregull”, kanë thënë nga ATK.

Siç merr vesh T7, dy personat që po i bartnin mallrat, të cilat tani gjenden në një lokal në fshatin Vranishtë të Dragashit, janë Nemrit Kajkus – kryetar i Kryqit të Kuq të Serbisë dega në Dragash dhe sekretari i këtij institucion Zeqir Zurapi, nga fshati Rapçë e Gorës së Dragashit.

Po ashtu, televizioni mëson se vite më parë, Zeqir Zurapit i është bastisur shtëpia. Ai është i njohur për aktivitetet në trevën e Gorës, që funksionon sipas ligjeve të Serbisë..

Për të gjitha këto, T7 ka tentuar të marrë një sqarim nga vetë Zurapi, por ai nuk ishte I interesuar të flasë.

Zeqir Zurapi, sekretar i Kryqit të Kuq të Serbisë, dega në Dragash

“Kqyre, nuk mundem me folë kurgjo tash. Për asnjë media nuk po japi. Kur kryhet procesi mundeni mem thirrë”

T7 ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Prizren për të pyetur nëse po e hetojnë veprimtarinë e Kajkusit dhe Zurapi, por të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje./Express

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -