17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Kajtazi: Kurti ka ngritur kallëzim penaI ndaj Thaçit për tradhti kombëtare

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngritur kallëzim penaI ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për tradhti kombëtare.

Ai ka shtuar se një gjë të tillë Kurti e ka bërë gjatë Qeverisë Kurti 1, për marrëveshjen që Thaçi e ka firmosur bashkë me NATO-n.

“Albin Kurti kryeministër në Qeverinë Kurti 1 ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër Hashim Thaçit për marrëveshje me NATO-n.

Pra Albin Kurti e ka akuzu për tradhti kombëtare, për shkelje kushtetuese të rëndë edhe vepër penale të tradhtisë kombëtare Hashim Thaçin pse ka bo marrëveshje me NATO-n mos me shku FSK-ja ën veri.

Pra e akuzon për marrëveshje me NATO-n për tradhti kombëtare”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Albin Kurti je ka bo marrëveshje me Serbinë për me nda sovranitetin energjetik të Kosovës me Serbinë. Kush është më tradhtar këtu?”, shtoi ai.

Të fundit
Lajme të lidhura