7.7 C
Pristina
E martë, 6 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Kadyrov njoftoi vdekjen e ushtarëve çeçenë gjatë bombardimeve në rajonin Kherson

Diktatori i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, njoftoi eleminimin e 23 Iuftëtarëve çeçenë nga Ukraina, gjatë bombardimeve në rajonin Kherson në fillim të javës, ndërsa 58 të tjerë u plagosën.

“Shumë njerëz e dinë se në fillim të kësaj jave, një nga njësitë çeçene u granatua. Kjo ndodhi në rajonin Kherson. E gjithë puna e shpëtimit në vend ka përfunduar dhe ekziston një listë përfundimtare e të vdekurve dhe të plagosurve. 23 ushtarë vdiqën dhe 58 u plagosën. Katër prej tyre u plagosën rëndë”, shkri krimineli Kadyrov në kanalin e tij në Telegram.

- Advertisement -

Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke thënë se “çeçenët po marrin pjesë në xhihad, duke Iuftuar kundër forcave të Iblisit”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -