15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Kadri Veseli i VV-së? Kush është Dejona Mihali, e pushtetshmja që thuhet se po merret me ‘eliminime politike’

Dejona Mihali e VV-së nga Shqipëria ka bërë një kërcënim të hapur publik për grevën në Kosovë në stilin e një lideri të ashpër autoritar. Cila është fuqia e znj. Mihali brenda subjektit më të fuqishëm ndonjëherë në Kosovë?

Nëse shohim profilin e znj. Mihali në Facebook, ajo nuk ndjell idenë e njeriut të pushtetshëm, aq sa mund ta ndjell – ta zëmë – profili i rremë Çerçiz Topulli.

- Advertisement -

Por, matanë aktivitetit publik që nuk është i shtuar, ajo del të ketë pushtet të madh brenda partisë me pushtetin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës.

Së fundi, nga burime të saj Nacionale ka mësuar që znj. Mihali është e përfshirë në mënyrë direkte në eliminimet politike që po ndodhin në Vetëvendosje. Kandidatët për kryetarë të Qendrave të kësaj partie ose po japin dorëheqje ose nuk po marrin çertifikimin nga organet zgjedhore partiake.

Largime ose dorëheqje kanë ndodhur deri më tash të paktën në qendrat e Vetëvendosjes në Mitrovicë, Ferizaj, Lipjan, Prizren, Viti e Podujevë. Të gjitha këto janë bërë publike, e madje është bërë publike në të paktën dy raste edhe arsyeja e dhënë si pretekst prapa tyre: qëndrimi mbi bashkëjetesat e seksit të njëjtë.

- Advertisement -

“Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.” – kishte thënë ndërkohë në dorëheqjen e tij z. Shkëlzen Bislimi, që pritej të fitonte garën për Qendrën e Vetëvendosjes në Lipjan.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar hapur e publikisht në lidhje me grevën, duke u shprehur “nuk ka për të kaluar pa pasoja. Edhe të mëdha, madje”.

Nacionale ka mësuar se znj. Mihali ka përgatitur vetme “krejt Ligjin e Pagave, e për të cilën është përjashtuar zyrtarja kryesore përgjegjëse për këtë ligj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

- Advertisement -

Mihali para spastrimeve
Gjërat që dihen për znj. Mihali dhe funksionin e saj brenda Vetëvendosjes janë të pakta. Ajo nuk ka as biografi në Lëvizjen Vetëvendosje, siç kanë zyrtarët e tjerë të lartë, ndërkohë që shkruhet vetëm pozita si “Koordinatore e Komiteteve”.

Sidoqoftë, ajo kishte qenë e zëshme në publik edhe në një kohë tjetër ‘spastrimesh’.

Disa prej aktivistëve më të shquar të partisë – që mbanin edhe funksione të larta partiake si Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj etj. – ishin larguar nga partia.

Para se të ndodhte ndarja, shtatë anëtarë të kryesisë së asaj kohe në Vetëvendosje kishin kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme, pas një fyerje të raportuar nga Aida Dërguti drejtuar liderit Albin Kurti.

Mes këtyre shtatë personave ishin: Dejona Mihali, Boiken Abazi, Nazlie Bala, Xhelal Sveçla, Ismajl Kurteshi, Fatmire Kollqaku, Elvis Hoxha. Mihali besohet të ketë qenë njeriu më i pushtetshëm në atë grup, që orkestroi më pas edhe rivendosjen e Kurtit si kryetar të partisë duke e quajtur jodemokratike kërkesën e grupit që po largohej që ai të mos kandidonte për kryetar.

Mihali kthehet nga Policia në Shqipëri
Në verën e nxehtë politike të vitit 2016, një veprim nga Policia e Kosovës do të bënte jashtëzakonisht nervozë drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje: ishte ndaluar të hynte në Kosovë, Dejona Mihali.

Ajo ishte ndaluar në pikën kufitare në Morinë, dhe nuk ishte lejuar që të futej në Republikën e Kosovës.

“A mund të na tregojnë pra, autoritetet e Kosovës që e kanë marrë këtë vendim, se me cilin veprim Dejona Mihali e ka shkelë rendin publik, sigurinë publike, shëndetin publik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare?” – kishte thënë z. Konjufca në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ku kishte dalë së bashku me Albulena Haxhiun për të folur për çështjen.

Kjo e theksoi edhe një herë rëndësinë e znj. Mihali brenda Vetëvendosjes, por theksim edhe më i madh do të ndodhte disa ditë ë pas kur do të sulmohej hiç më pak se ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni. Atij i ishte hedhur ngjyrë në veturë gjatë një aksioni simbolik nga ana e partisë së Kurtit, dhe për këtë çështje ishte marrë edhe përgjegjësia prej tyre.

Mihali në “nëntokë”
Por, ajo ka vazhduar që të mbetej në “nëntokën” e kësaj partie duke shmangur daljet para kamerave dhe angazhimin publik viziv në Kosovë.

Mihali nuk ishte parë në asnjë aktivitet publik në Kosovë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa nuk kishte marrë asnjë funksion publik gjatë Qeverisë Kurti I apo Qeverisë Kurti II.

Po ashtu, Mihali nuk kishte qenë në mesin e kandidatëve për deputetë të kësaj partie politike për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri. Ajo nuk ka garuar asnjëherë për asnjë funksion publik as në Republikën e Kosovës, për dallim nga kolegët Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha.

Mihali mësohet të jetë një grua 42 vjeçare e lindur në Tiranë dhe që ka studiuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin Filozofi-Sociologji./Nacionale

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -