-8 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 07:33

Kabineti i Vjosa Osmanit në bisedime me deputetin e LDK-së

Vjosa Osmani pritet të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me listën e saj.

Ushtruesja e detyrës e presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar formimin e listës së saj për të garuar në zgjedhje, pa dhënë detaje nëse do të garojë si listë e vetme, apo me ndonjë parti tjetër si koalicion.

Asnjë emër deri tani zyrtarisht nuk është bashkuar me listën e saj të paralajmëruar. Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi mund të jetë njëri nga ta.


Rexhepi është takuar sot me shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Peci.

Indeksonline ka siguruar pamje nga ky takim në një restorant të Prishtinës.

Fatmir Rexhepi kishte abstenuar ndaj votimit të Qeverisë së Hotit dhe ka pasur vlerësime ndryshe politike ndaj koalicionit me AAK-në e Nismën.

Indeksonline ka tentuar ta kontaktonte deputetin Rexhepi, por që ai ishte i paqasshëm.

Të fundit

Të tjera nga rubrika