fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Ka mbrojtjen absoIute të Uashingtonit”, dekIarata e fuqishme e avokatit: Ja pse Kosova nuk rrezikohet nga Asociacioni!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ngjela: Shqipëria e Bashkuar ka ardhur, por tani për tani nuk e shohin dot të gjithë

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se nuk sheh asnjë rrezik nga Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, formimin e të cilit po e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Kosova ka mbrojtjen absolute të SHBA-së.

“Nuk shoh asnjë rrezik. Asociacionet tani kanë mbetur si një falsitet historik. Kosova ka mbrojtjen absolute të Uashingtonit. Tani Kosova është në pararojë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Ngjela.

Ai ka vlerësuar se Amerika e ka të domosdoshëm bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë, për shkak të konfliktit me Rusinë. Për këtë arsye, sipas tij, Kosovës “nuk do t’i ndodhë asgjë”.

“Aleanca e Amerikës me binomin dyshtetësh Shqipëri-Kosovë është një risi e spikatur e dhjetëvjeçarit që iku, por edhe e viteve të shumta që vijnë. Politika amerikane e ka domosdoshmëri aleancën me të dy shtetet shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse është nevojë parësore e saj për fuqinë në konfliktet me Rusinë. Asgjë nuk i ndodh Kosovës. Dhe Kosova, sot, është maja e shtizëz historike të shqiptarëve të bashkuar”, ka thënë avokati për “Bota sot”.

- Advertisement -

Ngjela ka folur edhe për barrikadat e vendosura nga serbët, që mbajtën të bllokuar veriun e Kosovës për më shumë se tri javë, duke thënë se ato politika amerikane i trajtoi si “lojë kalamjsh”.

“Barrikadat e veriut, Amerika i trajtoi si lojë kalamajsh. Asgjë, tha. As që e çau kokën fare. Më shumë rëndësi i dhanë barrikadave qesharake mediat e shitura në Prishtinë dhe në Tiranë”.

Ai është shprehur i bindur se do të ndodhë bashkimi Kosovë-Shqipëri, madje ka vlerësuar se ai tashmë ka “ndodhur”. Sipas tij, Amerika po tallet me rreziqet fiktive nga Beogradi dhe Moska, por që po gjejnë interpretim nga “shqiptarët e shitur”.

- Advertisement -

“Shqiptarët sot janë në favorizim historik në lidhje me të drejtat e tyre kombëtare, që kanë qenë shkelur, në shekuj, nga pushtuesit e territoreve shqiptare. Kjo kohë është koha e Arbërisë dhe rigrupimit të saj historik. Të gjitha të tjerat, janë rreziqe fiktive që i stis Beogradi dhe Moska, dhe që gjejnë interpretim të shitur mediatik nga shqiptarët e shitur. Por që s’kanë asnjë forcë. Prandaj kalojnë në komedinë e gropave dhe barrikadave. Po politika amerikane? Ajo qesh e tallet me ta. Po Shqipëria e Bashkuar, a do të vijë? Sigurisht. Ajo ka ardhur, por tani për tani nuk e shohin dot të gjithë”, ka theksuar për “Bota sot” avokati Spartak Ngjela.

Serbia po vazhdon të këmbëngul për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti, dje gjatë një vizite në Vjenë ku takoi kancelarin Austriak Karl Nahammer, ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e përjashtuar mundësinë që Asociacioni të jetë njëetnik.

“Jemi në një moment kur flasim dhe diskutojmë për një marrëveshje të normalizimit të plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga zoti Marti Ahtisaari dhe nga zoti Albert Rohan, në frymën e saj nuk lejon Asociacion një-etnik. Fjalia e parë e atij plani, e asaj zgjidhjeje që është hartuar nga Ahtisari dhe Rohan, thotë se Kosova duhet të jetë një shoqëri shumetnike”, tha Kurti./Botasot

- Advertisement -

Të fundit

Akti heroik i 22-vjeçarit shqiptar, hyn në shtëpinë që po digjej dhe shpëton 1-vjeçarin

Një 22-vjeçar shqiptar  ka shpëtuar nga flakët një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë në Lamia, Greqi, pasi u...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -