Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar videon nga takimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në pjesën hyrëse të takimit, e cila u bë publike, Blinken fillimisht ua përcjell Osmanit dhe Kurtit përshëndetjet e ngrohta të SHBA-së, Joe Biden.
“Mirëdita të gjithëve. Zonja Presidente, Kryeministër, e mrekullueshme të ju kemi të dyve këtu në Departamentin e Shtetit dhe në Shtetet e Bashkuara. Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se siç e dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta për të dy”, thotë Blinken.
Sekretari amerikan i shtetit shkroi edhe një deklaratë për takimin që e pati me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti në Departamentin e Shtetit në Washington D.C.
Blinken përmes Twitterit tha se SHBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës si dhe dialogun me Serbinë.
“U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, shkroi Blinken.
Met today with President Osmani and Prime Minister Kurti of Kosovo. The United States supports Kosovo’s Euro-Atlantic and international integration and the EU-facilitated Kosovo-Serbia Dialogue. We appreciate Kosovo’s hospitality to Afghans and its firm support for Ukraine. pic.twitter.com/cNIrY2EwwY
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 26, 2022