18.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 23:49

Ka gol në ndeshjën Sllovaki – Spanjë, portieri shënon autogol të pabesueshëm

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit E të Evropianit.

Pas shumë tentimesh, “Stuhia e Kuqe” kaloi në epërsi në minutën e 30-të.

Në fakt, Sarabia e qëlloi tërthorësen, ndërsa portieri, deri atëherë në super-formë, Martin Dubravka, në mënyrë të pabesueshme e çoi topin në rrjetë, duke u munduar ta dërgonte mbi portë.

Dubravka paraprakisht e kishte pritur penalltinë e Alvaro Moratas.

Nëse e fiton këtë ndeshje, Spanja do të kualifikohet në të tetën e finales së Euro 2020.
Video

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese