fbpx
-7.9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Ka gjuajt në asfaIt”, Kërveshi i ofron mbrojtje Iigjore pjesëtarit të FSK-së: Ky fakt e mbyII debatin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Avokati i njohur Kujtim Kërveshi, ka reaguar pasi nëna e 11-vjeçarit të plagosur dje në Shtërpcë deklaroi se i dyshuari ka shtënë në drejtim të asfaltit, e më pas plumbi ka goditur djalin e saj.

Në një postim në Facebook, Kërveshi thotë se kjo deklaratë e mbyllë debatin, dhe se në rast s’kishte asnjë motiv etnik.

- Advertisement -

Kërveshi madje i ofroi mbrojtje ligjore personit të arrestuar, që është pjesëtar i FSK-së.

“E merr vllackoja ne mbrojte ligjore vec le te lajmerohet familja nese ai nuk e ka ate mundesi! Keta ne Shterpce pas kesaj kane me tentu me i manipulu provat. Ky rast penal mori fund”, shkroi Kërveshi në koment.

Kujtojmë se në një deklaratë të dhënë për Telegrafin serb, nënë e 11-vjeçarit të plagosur ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi ka goditur fëmiun e saj.

“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmiun im”, tha Zorica, nëna e djalit të plagosur.

- Advertisement -

“Ai është mirë, ai është një hero. Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht, faleminderit Zotit”, tha tutje ajo.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -