13.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

“Ka dal në sërrnisht”, Çun Lajçi tregon çka i tha doktori të sëmurit nga Rugova: Po shkruan për Albinin!

- Advertisement -

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka shkruar për një bisedë të një të sëmuri dhe mjeku. Ai ka treguar se mjeku e kishte kritikuar aktorin gjatë bisedës me të sëmurin nga Rugova, përcjell Bota sot.

- Advertisement -

Mjeku ndër tjerash, kishte thënë për Lajçin se “ka dal në sërrnisht, pasi po shkruan për Albin Kurtin”.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

- Advertisement -

Sa qesharake, po aq naive dhe e mjerueshme!

Shkova ta vizitoja një të sëmurë dhe n’bisedë e sipër me tha: – Shkova te doktori për t’kërkuar ndihmë. Kur e mori vesh se jam nga Rugova, më tha; – edhe nji artist asht nga ana juaj, por asht plakë e s’po din çka po thotë as çka po ban.

Njëherë shkruante për Hashimin, pastaj për Ramushin e tani ka dalë n’sërrnisht; – po shkruan për Albinin!

- Advertisement -

Kjo e kishte ditur i cilës parti asht doktori dhe pa hezituar ishte përgjigjur!

– Po doktor, ke të drejt! Çunit do ti binte shumë ma mirë të ngulej si ti, n’hunin e Ramushit, e t’paguhej 2000 euro si ti n’Parlament, por ai s’don me qenë i partive. Ai ka qejf me i vu n’bisht t’lahutës secilin që nuk i pëlqen, sepse s’asht frikacak si ti. Ai flet me kokën e vet, jo me kokën e liderit t’partisë, dhe nuk asht i mençur si doktorët, se asht rritë n’bjeshkë, jo n’rrafsh si ti!

Ai ishte mërrol! Shko te doktori i zemrës i kishte thanë!

Moj e mirë i thashë, mos fol për mua kur të shkojsh të doktorët, se ata hanë me liderin e flasin si lideri! E sheh? Atij s’i ka interesua shendeti im, por arsyeja pse s’jam n’parti si ai!

– Biseda e doktorit mu duk qesharake, naive dhe e mjerueshme!

P.S.

Ore! Mos ishte doktori rugovas si unë?!

Nejse, ditë e mirë sot. Po rrezon dielli e po çelë behari!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -