13.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

“Ju kalltë zemra”, reagon motra e 18-vjeçarit që humbi jetën pas rrahjes brutaIe

- Advertisement -

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur qytetin e Podujevës, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi brutal nga disa persona.

- Advertisement -

Sipas familjarëve të të ndjerit, pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe me pasojë humbjen e jetës në QKUK.

“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit.

- Advertisement -

Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -