12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Jovanoviq: Vuçiq po tenton ta mbajë pushtetin duke na sulmuar

- Advertisement -

Kryetari Partisë së Re Demokratike në Serbi Millosh Jovanoviq, pas posterëve dhe mesazheve fyese kundër liderëve të opozitës ditëve të fundit në qytetet e Serbisë thotë se ato përbëjnë një “fushatë të mjerueshme”. Por, sipas tij, pushteti nuk do të mund i’a dalë dhe të shpëtoj nga përgjegjësitë historike, politike dhe penale” .

Jovanoviq ka thanë për gazetën “Politika” se sulmet ndaj tij- gjegjësisht ndaj faktit që ai përveç nënshtetësisë serbe ka edhe nënshtetësi franceze, “nuk janë as interesante dhe as prekëse,” duke i vlerësuar si “të pakuptimta”.

- Advertisement -

“Sulmet që po bëhen ndaj nesh janë dëshmia më e mirë për veten e tyre, sepse në këto kohë historike, ato kanë te bëjnë ekskluzivishtë me vlerësimin e tyre dhe dëshirën për të mbajtur pushtetin”, theksoi Jovanoviq.

Raportet pushtet opozitë në Serbi janë acaruar për shkak të zhvillimeve rreth negociatave që kanë të bëjnë me propozimin europian për raportet Kosovë -Serbi. Edhe pse atje ka një opozitë të papërfillshme, Vuçiq po përpiqet ta mbajë tensionin politik sa më lartë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -