12 C
Pristina
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Joseph: Ukraina mund ta ‘shpëtojë’ Kosovën – Pranimi i ‘Asociacionit’ i humbë Kosovës mundësinë e vetme për njohje nga Serbia

- Advertisement -

Nesër në Bruksel takohet kryeministri Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në atë që po konsiderohet si mundësi e zyrtarizimit të propozimit evropian. Në këtë pikë, mjaft të vyeshme janë disa fjalë nga profesori amerikan Edward P. Joseph.

- Advertisement -

Joseph ka një argument mjaft interesant: Ukraina mund t’i çelë përnjëmend Kosovës dyert e Evropës, duke e njohur Pavarësinë e vendit tonë. Po një qëndrim të tillë, ai e ka elaboruar edhe në parlamentin e Britanisë së Madhe më 31 janar. Sipas tij, njohja nga Ukraina nuk do të ishte thjesht njohje nga një shtet tjetër. Do të ishte hapja e rrugës për një qëndrim uniform nga e gjithë Evropa.

Por, mund të jetë vonë: në rast se propozimi evropian (franko-gjerman) pranohet, atëherë Serbia do të afrohej edhe më shumë me Rusinë.

- Advertisement -

Propozimi franko-gjerman
Joseph i referohet propozimit franko-gjerman si “propozim i përkohshëm” që mund ta lë potencialisht Kosovën pa elementin kryesor të kushtëzimit e pushtetit të saj në negociatat me Serbinë: Asociacionin.

“… ShBA-ja dhe BE-ja po i kërkojnë Kosovës që ta themelojë Asociacionin paraprakisht, pa garanci se çështja e statusit të saj do të zgjidhet. Duke e themeluar Asociacionin tash, Kosova do të hiqte dorë nga e vetmja pikë e kushtëzimit që ka në negociatat tepër të pabarabarta me Beogradin.”

Sipas profesorit amerikan që ka punuar dhe e njeh mirë rastin e Kosovës, propozimi në fjalë do ta përballte ShBA-në dhe BE-në me të njëjtin problem me të cilin përballen edhe sot: shtetet mos-njohëse të NATO-s dhe BE-së.

- Advertisement -

“Në thelb, diplomacia ShBA-BE pengohet nga e njëjta pengesë që e ka zgjatur çështjen e Kosovës për pesëmbëdhjetë vjet: refuzimi kokëfortë i shteteve mos-njohëse për ta ndryshuar qëndrimin e tyre.” – argumenton ai.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet të ndryshojë duke e lejuar kësisoji Serbinë që të vazhdojë të ulet në “dy karrige”.

Pse Ukraina?
Është evidente se Ukraina që po përballet tash e një vit me agresionin rus, edhe për shkak të rezistencës frymëzuese që ka treguar, ka arritur që të përftojë një autoritet të qartë moral. Por, eksperti Joseph ka disa arsye gjeopolitike (natyrisht, e përmend edhe këtë autoritet moral të Kievit si arsye të parë) pse kjo njohje për Kosovën do të ishte më domethënësja.

Sipas tij, njohja nga Ukraina do të ndryshonte pozicionin e secilit prej shteteve mosnjohëse në BE dhe në NATO karshi Kosovën për shkak të disa rrethanave të reja që do t’i krijonte.

“Njohja nga Ukraina, do t’i jepte Athinës (Greqisë) kontesktin që zyrtarëve grekë iu vyen për ta njohur Kosovën… Athinës i duhet stabiliteti në Ballkan, dhe ka interes në parandalimin e ndarjes së Kosovës, që do të hapte derën për një “Serbi të Madhe”, “Shqipëri të Madhe” dhe ndikim edhe më të madh turk në Ballkan.” – elaboron ai.

Tjetër?

Kjo njohje e Greqisë që do të vinte pas asaj të Ukrainës, do të ishte shtyra e nevojshme për Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjës që ta “riekzaminonin ligjshmërinë dhe racionalitetin e pozicionit të tyre ndaj Kosovës”.

Spanja, argumenton ai, do të ishte në pozicionin kur duhej të peshonte nëse sovraniteti i saj do të kërcënohej më shumë nga njohja apo mos-njohja e Kosovës.

“Duke afirmuar pavarësinë e Kosovës dhe vlerat perëndimore që çuan në të, Kievi do të konfrontonte shtetet mosnjohëse me një zgjedhje binare: ose qëndroni me Zelenskiyn mbi Kosovën, ose qëndroni me Putinin.” – thotë mes tjerash ai.

Por, për një ‘zgjidhje’ të tillë mund të jetë pakëz vonë marrë parasysh që kryeministri ynë udhëton për në Bruksel për t’i dhënë pranimin zyrtar propozimit evropian (franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -