9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Joe Biden: Nëse ne ikim dhe Rusia është në gjendje ta vazhdojë suImin dhe ta shembë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka alarmuar se anulimi i mundshëm i ndihmës financiare për Ukrainën mund të shpie në fitore të shpejtë të Rusisë e madje edhe në përplasje të re në Ballkan.

- Advertisement -

“Nëse ne ikim dhe Rusia është në gjendje ta vazhdojë sulmin dhe ta shembë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?” ka pyetur Bideni kryebashkiakët në ShBA, në një takim gjatë të premtes, ka shkruar “NBC News”. “Kjo ndryshon dinamikën”.

Siç ka shkruar “NBC News”, në një takim privat gjatë mesjavës me ligjvënës, Bideni dhe këshilltarët më të lartë të sigurisë kanë kërkuar të mbështetet iniciativa për përkrahje të mëtutjeshme të Ukrainës. Bideni është zotuar se Shtëpia e Bardhë do t’i qëndrojë në krah Ukrainës “për aq sa të ketë nevojë”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se po që se ShBA-ja heq dorë nga Ukraina, Rusia mund të triumfojë për pak javë apo më së shumti në pak muaj.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ShBA-ja dhe vendet perëndimore i kanë dalë në krah Ukrainës, e kanë përforcuar krahun lindor të NATO-s afër Rusisë. Së fundmi, NATO-ja ka njoftuar për stërvitjen më të madhe ushtarake afër Rusisë me mbi 90 mijë ushtarë.

Kosova dhe Ballkani në tërësi janë konsideruar nga ekspertë të shumtë vatër potenciale, për shkak të Serbisë aleate me Rusinë. Autoritetet e Kosovës kanë alarmuar në vazhdimësi për pozicionimet ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën muajve të fundit, e po ashtu me një sulm të armatosur terrorist në Basnjkë nga trupa paramilitarë serbë të trajnuar dhe organizuar nga shteti serb.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -