23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Jo vetëm Franca, së paku edhe 3 shtete janë kundër liberalizimit të vizave – dalin detaje

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Franca nuk mund ta bllokojë e vetme procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se proceduralisht, vendimi mund të jetë i bllokuar nga së paku 4 shtete të Bashkimit Evropian, e cila njihet si “pakica bllokuese” e Këshillit të BE-së.

“Franca, e vetme, nuk mund t’a bllokojë vendimmarrjen në Këshillin e ministrave të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. As Franca dhe Holanda të marra së bashku. Madje, as edhe nëse aty është edhe një shtet i tretë.

Proceduralisht, vendimi për liberalizimin e vizave mund të jetë i bllokuar vetëm nëse të paktën 4 shtete të BE-së, të cilat duhet të përfaqësojnë të paktën 35% të popullsisë së BE-së, janë kundër. Kjo njihet ndryshe si “pakica bllokuese” e Këshillit të BE-së ‒ që mund të paralizojnë vendimmarrjen mbi çfarëdo çështje”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.

Reagimi i Cakollit vjen pas deklaratës së raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është bllokuar nga ministri i Brendshëm i Francës.

Çështja e liberalizimit të vizave nuk ishte në agjendë as dje në Samitin e BE-së.

Të fundit
Lajme të lidhura