fbpx
-0.4 C
Pristina
19 Janar, 2022 - 18:36

Jo me PDK-në, kjo pritet të jetë përbërja e re e udhëheqjes së Prishtinës në krye me Përparim Ramën

Rekomandime

U përfol shumë një koalicion i mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kososvës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në Komunën e Prishtinës.

Ndërsa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në inaugurimin e udhëheqjes së re komunale në kryeqytet, një koalicion me PDK-në nuk duket në horizont.

Përkundrazi, gazeta “Bota sot” mëson nga burimet e saj të afërta me LDK-në, se kjo parti tashmë ka gati marrëveshjet për bashkëqeverisje me AAK-në dhe AKR-në.

Madje, këto burime bëjnë të ditur se tashmë janë caktuar edhe emrat e drejtorëve të drejtorive komunale.

Kështu, sipas këtyre burimeve, LDK do ta drejtojë Drejtorinë e Urbanizmit me drejtor Krenar Xhaferin, Fadil Aliu Hertica do të drejtojë Drejtorinë e Arsimit, Izet Sadiku Drejtorinë e Shëndetësisë, Jeta Rafuna Drejtorinë e Kadastrit, Lindita Rexhepi Drejtoria e Mirëqenies, Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i parë kurse, Fehmi Kupina Udhëheqës i Kuvendit Komunal.

Kurse, AKR-ja pritet të drejtojë dy drejtori në Komunën e Prishtinës. Fitnete Bejta pritet të drejtojë Drejtorinë e Financave ndërsa Faton Pacolli Drejtorinë e parqeve.

Nga ana tjetër, AAK-së pritet t’i takojë drejtoria e Rinisë dhe Sportit, të cilen pritet ta udhëheq Kushtrim Mushica.

Më shumë artikuj

Të fundit