22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Jep dorëheqje Valbon Krasniqi nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

Në njoftimin për media thuhet se Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

“Po ashtu, ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim.

Të fundit
Lajme të lidhura