2.3C
Pristina
2 Mars, 2021 - 02:06

Jep dorëheqje anëtari i Këshillit të Vetëvendosjes: Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite

Sami Ahmetaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në degën në Pejë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook.

Anëtarët e partisë ai i ka quajtur demagoga.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,

Për ju që jeni të ndershëm e me një fytyrë e kam një lajm interesant:

Nga sot, nuk jam më delegat i Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Peja, as kryetar i Pikës në Dardani, e madje as aktivist i VV-së.

Lamtumirë Albin Kurti, lamtumirë Vetëvendosje!

Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite!

Të fundit

Të tjera nga rubrika