17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

“Jemi të thyer, forcat ruse nuk janë më në gjendje të suImojnë”

Situata është e tillë që trupat ruse nuk do të jenë më në gjendje të suImojnë, ka thënë Igor Girkin, kolonel i shërbimit sekret rus, FSB, i cili është njeriu për të cilin besohet se është përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit Malaysia Airlines në vitin 2014, i cili u qëllua nga një raketë e separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

“Në betejat për Severodonetsk dhe Lisichansk, ushtria ruse humbi potencialin e saj suImues.

Në gjendjen e tanishme, ajo nuk është më në gjendje të përparojë, pranon hapur koloneli i Shërbimit Federal të Sigurisë.

Sipas tij, në frontin në Ukrainë, të paktën për sa u përket rusëve, do të ketë një pauzë të gjatë operacionale.

Ushtria ruse nuk ka dhe as nuk pret forca shtesë për të nisur një ofensivë, pretendon Girkin.

“E vetmja gjë që ushtria ruse mund të bëjë tani është të zmbrapsë sulmin ukrainas.

Forcat ruse tani nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë më shumë për shkak të mungesës së ushtarëve.

As me pajisje Iuftarake puna nuk qëndron aspak më mirë”, tha Girkin.

“Dhe cilësia e forcave është e keqe… sinqerisht e keqe!

Situata është sinqerisht e tillë që trupat ruse nuk do të jenë më në gjendje të suImojnë”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai nuk është i sigurt nëse ushtria ruse mund t’i bëjë ballë ofensivës së forcave ukrainase.

“Armiku nuk nxiton dhe nuk ka pse të ngutet.

Ai tashmë ka një përparësi në njerëz, e në disa vende edhe në pajisje, me përjashtim të pozicioneve të caktuara.

Grupet kryesore të goditjes së armikut janë të përqendruara pranë Khersonit, në drejtim të Zaporozhye, raportohet se janë përforcuar edhe pranë Kharkivit”, thotë Girkin.

Girkin është një kolonel i FSB-së, shërbimit sekret rus, pasardhësi i KGB-së, i cili nxiti rebelimin rus në Ukrainë në 2014 dhe në këtë mënyrë ndezi flakët e Iuftës që u ndezën me pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Ai konsiderohet gjithashtu përgjegjës për rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, i cili po fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, në vitin 2014, kur të gjithë 283 udhëtarët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit vdiqën.

Një ekip ndërkombëtar kërkimor i udhëhequr nga Holanda përcaktoi se sistemi anti-ajror BUK që rrëzoi Boeing 777 ishte pjesë e Brigadës së 53-të Kundërajrore të Federatës Ruse.

Qeveritë e Holandës dhe Australisë, bazuar në hetimin, besojnë se Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit dhe më 19 qershor 2019, prokuroria publike holandeze akuzoi katër persona për vrsje në lidhje me rrëzimin e avionit, në mesin e tyre tre rusë, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe Oleg Pulatov, dhe një ukrainas, Leonid Kharchenko.

Për secilin nga të akuzuarit janë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare.

Të fundit
Lajme të lidhura