Nexhmdin Spahiu dhe Halil Matoshi janë dy analistë goxha të njohur, që së paku në një çështje kanë mendim të përbashkët. Është fjala për temën e kombit kosovar.
Në emisionin “Politiko” të Kanal 10, dy analistët kanë eskaluar, duke debatuar me terme politikisht jo korrekte.
Në një moment, Spahiu e ofendon Matoshin, duke i thënë se është rralluar.
“Po nëse unë e vizatoj një pikëturë këtu, lakuriq, nudo, edhe them që është “nëna e Halil Matoshit”, kjo nuk është satirë, kjo është ofendim” – deklaroi Spahiu.
E përgjigja e z. Matoshit ishte e shpejtë.
“Ti ke mujtë me thënë nëna e Nexhmedin Spahiut në këtë rast, po mos ofendo” – deklaroi Matoshi.