2.2 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

“Je gjeniu i shekullit që po e jetojmë”- Çun Lajçi lavdëron Kurtin: Mbrapa e ke popullin, jo langojt!

Pas disa orësh bisedime, mbrëmë Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje mes vete në Bruksel.

Palët kanë rënë dakord për masat që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të përqendrohen plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

- Advertisement -

Sipas marrëveshjes, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me ri-regjistrimin e automjeteve.

Aktori Çun Lajçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke thënë se Kosova ka kufij, ka ligje, ka rregulla, ka kushtetutë, asht shtet ligjor, dhe “nuk duron mish t’huej n’korën e vet”.

Ai i ka thënë kryeministrit Kurti se prapa e ka popullin e jo “langojtë”!

- Advertisement -

Postimi plotë:

Albin!

Mbrapa e ke popullin, jo langojt! Ec e mos u ndal!

- Advertisement -

Fitoi Serbia! Humbi Kurtoviqi! E lëshoi flamurin rrap-tap! Fitoi Vuçiqi! Kosova po zhbahet!

Mbramë çanë dërrasa analistët, edhe deputetët; herë me motorr sharrë, herë me sharrën e vekut, pa i lëmua, pa ditë ç’asht lëmuesi, jo prej dhimbjes, jo prej dëshpërimit, po prej…jo, s’po guxoj me thanë se asht fjalë e randë mu gëzua për humbjen e nji Kryeministri, që s’ishte humbje, për ata që kuptojnë, po shpërfushje e hileve t’Evropës, që gjithmonë Kosovën e mbajti peng me premtime! Fitoi se nuk nëshkroi si paraprakët pa e studjua hilën!

Me muej kanë llomotitë langojtë: Shtyje afatin e targave! Formoje asociacionin, e s’iu ka interesua bishti i dardhës se Borrelit!

Ndëgjoje Amerikën. Për nji vit shtyje afatin se na djegë Serbia! Se na len vetëm Amerika!?

Ju tregoi se Kosova ka kufijë, ka ligje, ka rregulla, ka kushtetutë, asht shtet ligjor, dhe nuk duron mish t’huej n’korën e vet. E kemi shlirua me ndihmen tuej e Amerikës, dhe asaj ia falim tokën e qiellin, por jo vrasësit, dhunuesit, pushtuesit mijë vjeçarë tha e buzëqeshi!

Kurti humbi. Ja! E shkatërroi Kosovën! Që! E ktheu Serbinë n’Veri! Që! Ia mbylli dyert Kosovës me Amerikën! Nuk shkuem kot n’Vashington, sepse i dishim dredhitë e tradhëtitë e tij!

Ah sa mjerim me i pa t’lumtun tellallët e shitun tue brohoritë:

“Amelika,Amelika! Tap-rrap flamuri n’karrikë” e Dardanin tue shkri plumb n’ujë!

Që, e kërkuet dhe e shtyni afatin! Që, e ndëgjoi Amerikën! Që, iu la me gishta n’gojë! Dhe çka tash? Mos me Llavrovin doni me rrëzua qeverinë legjitime t’nji populli?

Ku asht patriotizmi i juej?

Ku asht atdhetaria që t’baheni grusht e ta ndihmoni e ta rueni sovranitetin?

Albin, paska thanë edhe Milazimi e po them edhe unë: Mjerë na që s’dimë çka ka përtej kodrave po i zgurdullojmë sytë n’pasul!

Paska thanë ai e po them edhe unë (e unë jam kurkushi) je gjeniu i shekullit që po e jetojmë.

Mbrapa e ke popullin, jo langojt! Ec e mos u ndal!

Prishtinë,24.11.2022

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -