12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, detaje nga Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve tjerë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dosjen e dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 2 dhjetor 2023, tregon veprimet që pretendohet se i kanë kryer Nam Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës, teksa rasti fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasojë vdekjen”.

- Advertisement -

Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, përmendet “marrëveshja për një aksident të inskenuar”.

Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli, me dashje që ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Liridona, është marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë Liridonën.Sipas Prokurorisë, Murseli paraprakisht e ka pajisur me armë të pandehurin Plava dhe kanë inskenuar veprën e “Grabitjes”, e cila është realizuar më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë të Prishtinës, në atë mënyë që Murseli derisa ishte duke lëvizur me veturë, në të cilën ishte bashkëshortja Liridona dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë i pandehuri Plava para veturës, me maskë në kokë dhe revole në dorë, sipas marrëveshjes paraprake, i pandehuri Murseli me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, dersia tani e ndjera Liridona ka mbetur në veturë.

- Advertisement -

“…të cilën i pandehuri Granit Plava e ka qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë, ku si pasojë e plagës vdekjeprurëse, tani e ndjera Liridona Mursei ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri Naim Murseli, paraprakisht i ka premtuar të pandehurit Granit Plava, një shumë të të hollave prej 30,000.00 E”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Me këtë, i pandehuri Murseli dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 173, par.1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, kurse i pandehuri Plava dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal dhe secili veç e veç veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Tutje, në Dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Kushtrim Kokalla është marrë vesh me të pandehurit Murseli dhe Plava për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë, thuhet se i pandehuri Nam Murseli pasi që i kishte treguar Kokallës për problemet që kishte me gruan e tij, janë marrë vesh për veprimet e tyre, me qëllim të privimit nga jeta Ademajn. Ndërsa, përmendet edhe se “janë marrv vesh për një aksident i inskenuar”.

“…i pandehuri Kushtrim i ka thënë “une ta zgjidhi kete pune” dhe në ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Ndërsa, thuhet se një javë para natës kritike, të pandehurit Murseli dhe Kokalla (me të cilin kanë raporte familjare- djalë i dajës dhe djalë i hallës) dhe i pandehuri Plava (shok i të pandehurit Kokalla), janë takuar në pompën e derivateve “Shell”, ku i pandehuri Plava i ka treguar se merret me gjithçka.

Pas takimit të tyre në “Shell”, thuhet se Murseli i kërkon Kokallës numrin e telefonit të të pandehurit Plava, kurse në ditën kritike Murseli takohet sërish me Kokallën në ora 9:30 në qytetin e Gjakovës.Në këtë kërkesë, thuhet se pas takimit në Gjakovë, Murseli ka thënë Kokallës “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i thënë se do të takohet me Plavën dhe në po të njëjtën ditë, rreth orës 20:35 kryhet vrasja e Liridonës.

Prandaj me këto veprime, Kokalla po dyshohet për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.16 lidhur me nenin 35 të Kodit Penal.Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ka caktuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt., Murselit (bashkëshorti i tani të ndjerës), Plavës (i cili dyshohet të jetë dorasi) dhe Kokallës (pjesëtar i Forcës së Sigurisë sëv Kosovës, i cili dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprës).

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar dënime të ashpra, të parapara me ligj, për vrasësit e Liridonës, e cila u vra të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postiminë Facebook, Kurti ka shkruar se Liridona Ademaj u vra me paramendim dhe u vra se ishte grua. Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kërkuar që rasti të trajtohet me urgjencë.

Të martën mbrëma, në Prishtinë u mbajt marsh protestues, në kërkim të drejtësisë për Liridona Ademajn dhe gratë e tjera që u vranë nga burrat.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -