Të martën e kaluar gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët tashmë janë në paraburgim.
Ata para gjykatësit të lëndës kanë pranuar se sulmin ndaj Sylës e kanë bërë pasi sipas tyre, gazetari është tallur me Profetin Muhamed.
Në një intervistë për Gazetën Insajderi, gazetari dhe moderatori Ridvan Berisha ka rrëfyer për kërcënimet e shumta që ka marrë nga njerëz që ai i ka quajtur ekstremist fetarë.