3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Jam i dënuar 19 herë”, invalidi i UÇK-së i shmanget burgut

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj ka dënuar me 17 ditë burgim ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Idrizi. Kjo ndodhi pasi, Idrizi nuk i pagoi faturat e energjisë elektrike, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Përmes një urdhërese të datës 24 shkurt 2023, Gjykata në Mitrovicë kishte kërkuar që Hashim Idrizi të paraqitet në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë me datën 7 mars, për ta mbajtur dënimin prej 17 ditësh.

Në urdhërin e kësaj gjykate bëhet e ditur se ish-luftëtari Idrizi ishte dënuar me 1 shtator 2022 me gjobë prej 350 eurove, të cilën nuk e kishte paguar. Dhe më pastaj gjoba iu është zëvendësuar me burgim.

- Advertisement -

Hashim Idrizi tha se nuk është pishman që e ka lidhur rrymën ilegalisht në një bander.

“Jam i dënun 19 herë, e kam lidh rrymën, nuk jam pishman hiq, shoqnia mi ka pagu dy dënima prej 650 eurove veç mos me shku në burg unë“, u shpreh Idrizi për Insajderin.

- Advertisement -

Hashim Idrizi tregon se përplasja e tij me KEDS ka filluar në vitin 2013, në kohën kur jetonte në një barakë. Ai thotë se për një muaj i kishte ardhur fatura e rrymës në vlerë 1 mijë e 600 euro.

“Në 2013 më ka ardhë fatura e rrymës 1666 euro, unë e marr ni social prej 170 euro dhe s’kam pas mundësi me pagu edhe qysh harxhon njeri në një barakë gjithë atë rrymë”, tha Idrizi.

Veterani i UÇK-së, ka thënë se i ka edhe pesë lëndë të tjera në gjykatë për kyçje ilegale por pretendon se nuk e ka ditur, pasi që nuk e kanë paralajmëruar dhe as nuk i kanë dërguar ndonjë vërejtje.

“Edhe pesë (lëndë) të tjera i kam nëpër gjykata. Unë e kam lidhë në të zezë rrymë, këta kurrë nuk më kanë sjell vërejtje që më kanë dërgu në gjykatë”, tha Hashim Idrizi për Insajderin.

Ish-luftëtari i UÇK-së insiston se do të vazhdojë të mos paguajë energji elektrike derisa të zgjidhet çështja e faturës prej 1666 eurove, të cilën pretendon se iu është faturuar gabimisht.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -