10.5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 17:32

Jakup Krasniqi përpIaset me Prokurorin Smith: Mos fol në emër të popullit të Kosovës

Ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi në seancën e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka reaguar prokurorit të Speciales Jack Smith që të mos flas në emër të popullit të Kosovës.

Krasniqi ka kërkuar fjalën nga gjykatësi Nicolas Guillou ku ka thënë që në emër të popullit të Kosovës mund të flasin vetëm përfaqësuesit e tij dhe jo prokurori Smith.

Kam një reagim në fjalën e prokurorit Smith kur foli në emër të Popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës mund të flasim ne përfaqësuesit e tij.

Unë 45 vjet të jetës sime i kam të angazhuar për lirinë dhe për çlirimin e kombit tim nga robëria.

Në zgjedhjet e vitit 1992 kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kri.minal I Serbsië nuk e ka lejuar të konstituohet.

Pas çlirimit kam qenë përfaqësues në Kuvend deri në vitin 2014”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje është shprehur që nëse Prokurori Smith dëshiron të flet në emër të kr.imeve të pretenduara le të bëhet mbrojtës i kr.imeve të Serbisë ndaj Kosovës.

E kisha lutur prokurorin që nëse ai duhet të flet në emër të dikujt ose nëse duhet të flet emër të kr.imeve të pretenduara ai le të bëhet mbrojtës i politikave të kr.imit dhe gjenocidit që ka përdorur Serbia që nga vitit 1876-1878 ndaj popullit të Kosovës.

Në emër të popullit tim dhe në emër të Iuftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë Iuftën shumë vjeçare të kombit tim dhe në mënyrë të veçantë Iuftën e fundit të popullit për liri barazi e shtetndërtim.

Për çka ne e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe e kemi çliruar Kosovën dhe sot është i lirë nga ai regjim”, ka thënë ish-kryekuvendari Krasniqi.

Të fundit

Të tjera nga rubrika