fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Ja kush është ftuar te amerikanët për Asociacionin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, konfirmoi se tashmë ka shpërndarë disa ftesa për grupe të ndryshme të shoqërisë për të diskutuar mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ende s’është bërë publike lista e plotë me emrat e të ftuarve, por në një përgjigje ambasada tha se në takimin e 31 janarit do të jenë liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë.

“Më 31 janar, ambasada amerikane do të mbajë një diskutim mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ne jemi duke ftuar një grup të ndryshëm nga liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar mbi këtë çështje të rëndësishme. Qëllimi ynë është të rrisim mirëkuptimin e ndërsjellë rreth angazhimit për Asociacionin, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, ka thënë ambasada amerikane.

- Advertisement -

Nga Qeveria Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi ka konfirmuar se do të marr pjesë në takimin e organizuar nga ambasda amerikane më 31 janar në Prishtinë për të diskutuar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ajo ka thënë se ftesës i është përgjigjur pozitivisht, pasi që SHBA është faktor stabiliteti dhe paqeje për gjithë Ballkanin e në veçanti për Kosovën.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen, por duke mos treguar nëse po shkon në cilësinë e ministrit apo të kryetarit të partisë nga komuniteti serb.

Në listën e mysafirëve për të folur për temën e Asociacionit janë edhe liderë nga partitë opozitare.

- Advertisement -

Qeveria tashmë gjendet në presion si për çështjen e themelimit të Asociacionit, si për pranimin e planit të Bashkimit Europian për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Serbinë.

Për këto tema të nxehta dje kryeministri Kurti mori një telefonatë të rëndësishme nga SHBA.

Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet, e ka nxitur kryeministrin Kurti që të pranojë planin e BE-së dhe të shtyjë përpara çështjen e Asociacionit.

- Advertisement -

“Fola me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë”, ka thënë Chollet.

- Advertisement -

Të fundit

Insiston që asociacioni të formohet, anaIisti i reagon ambasadorit amerikan në Serbi: Po bën lojë të madhe që e dëmton Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin që marrëveshja e Asociacionit duhet të zbatohet, kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -