22.3 C
Pristina
Thursday, July 18, 2024

Izraeli i bindet SHBA-së, merr vendimin e rëndësishëm për Iuftën në Gaza

- Advertisement -

Izraeli ka njoftuar se do të pezullojë për disa orë operacionet ushtarake gjatë ditës së sotme, të cilën gjë e kishin refuzuar ditë më parë edhe pse ua kishin kërkuar të njëjtën gjë zyrtarët amerikanë.

- Advertisement -

Kështu kanë bërë të ditur forcat e mbrojtëse të Izrealit (IDF) përmes platformës X, ku kanë dhënë edhe disa detaje.

“Do të ketë një pauzë taktike të operacionit ushtarak në zonën e kampit Jabalia sot midis orës 10:00-14:00 për të inkurajuar evakuimin drejt jugut nëpërmjet boshtit Saladin”, njoftoi IDF.

- Advertisement -

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë pajtuar për këtë ndalim të përditshëm për të inkurajuar evakuimin e civilëve nga zona e luftës.

“Korridori i evakuimit do të mbetet i hapur nga ora 09:00-16:00 për civilët përmes aksit Salah al-Din në drejtim të jugut të Gazës”, shkruan më tutje.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ditë më parë kishte hedhur poshtë kërkesën e amerikanëve për pauza humanitare pasi nuk ishin liruar pengjet izraelite nga militantët e Hamasit.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -